Tetë persona kanë vdekur dhe 754 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të IKShPK-së gjithsej janë kryer 3879 testime, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se të shëruar janë 3900 persona.
Gjithsesi, numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë, gjithsej 23.823.
Sipas njoftimit, vaksinimi po vazhdon me proces të rregulltë, të vaksinuar me dozën e dytë janë 808.328 persona, ndërsa me dozën e tretë dhe përforcuese 88.988.
IKShPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/




