Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka krijuar hapësira të nevoshme me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve të prekur me COVID-19.
Duke parë rritjen e rasteve enorme me infeksionin Sars-CoV-2, dhe kapaciteteve spitalore të cilat janë duke u stërmbushur, SHSKUK, ka njoftuar rreth hapësirave të reja të destinuar për pacientët me COVID, përcjell Gazeta Shneta.
”Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.
Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II (Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë”.