Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tevide Imeri paralajmëron ‘big bossat’ e FSSHK-së: Shpejt do t’i shihni në ballinat e mediave

Lajme 16/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, ka paralajmëruar se shumë shpejt ata që kanë udhëhequr më herët këtë organizatë, do t’i shohim në ballinat e mediave.

Imeri këtë paralajmërim e ka dhënë si kundërpërgjigje ndaj një takimi të një grupi të përfaqësuesve të FSSHK-së javën e kaluar të cilët po vazhdojnë të kundërshtojnë Imerin në pozitën e kryetares, shkruan Gazeta Shneta.

“Ata që tentojnë t’i manipulojnë kolegët tanë duke u’a keqpërdorur sinqeritetin dhe mungesën e njohurive nga fusha e organizimit sindikal, duke bërë përpjekje për t’i dezorientuar dhe dezinformuar, ju betohem “big bosat “ shumë shpejtë do të jenë në ballina të medieve të shkruara e vizuele, ndërsa atëherë do të binden edhe ata të cilët ju kanë besuar”, ka shkruar Imeri në reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Kolegë dhe anëtarësi e nderuar,

Personalisht fare nuk merrem dhe as nuk u kushtoj rëndësi fjalëve dhe takimeve të rrugëve pasi FSSHK është institucion legjitim i cili tani e tutje do punojë me përkushtimin maksimal për të avancuar të drejtat dhe për t’a kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur ndër vite nga politikbërësit dhe klanet e tyre të ashtuquajtura “sindikaliste” .

Ata që tentojnë t’i manipulojnë kolegët tanë duke u’a keqpërdorur sinqeritetin dhe mungesën e njohurive nga fusha e organizimit sindikal, duke bërë përpjekje për t’i dezorientuar dhe dezinformuar, ju betohem “big bosat “ shumë shpejtë do të jenë në ballina të medieve të shkruara e vizuele, ndërsa atëherë do të binden edhe ata të cilët ju kanë besuar.

Ecim bashkë dhe të sigurtë me kërkesa të sinqerta, të arsyeshme dhe lehtë të realizueshme.

Panika i ka kapluar shumë nga ata duke vërejtur bashkimin dhe forcën tonë, prandaj janë të frustruar dhe thërrasin grupe të instrumentalizuara dhe individ të cilët nuk janë në gjendje as t’a lexojnë drejtë atë që u’a kanë shkruar “shefat e tyre”, ndërsa shefat e tyre po ashtu kanë “super shefat e tyre “ që u japin llogari çdo ditë, mirëpo procesi i cili ka për qëllim rregullimin e statusit social, mirëqenies sociale dhe ekonomike dhe kthimit të dinjitetit të profesionistëve shëndetësor dhe komuniteteve tjera mbështetëse nuk ka të ndalur.

Ky është premtim.

Me respekt

Tevide Imeri

Kryetare e FSSHK

Artikulli paraprakA mund të sjell efekte anësore te foshnja injektimi i epiduralit gjatë lindjes?
Artikulli i rradhës Familja Rrukiqi ka nevojë për 30 mijë euro, për operim të djalit të tyre

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.