Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, 70 të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur

Lajme 29/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1000 persona.

Eskandar Momeni deklaroi për televizionin shtetëror iranian në mbrëmjen e 28 prillit se “mosrespektimi i masave të sigurisë dhe pakujdesia” kishin shkaktuar incidentin, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin në depot e materialeve të rrezikshme dhe kimike.

Momeni tha se disa “fajtorë janë identifikuar dhe thirrur nga autoritetet” por nuk dha më shumë detaje.

Mehrdad Hassanzadeh, drejtori i zyrës për menaxhimin e krizave në provincën jugore Hormozgan, ku ndodhet porti që u përball me shpërthimin masiv, tha për televizionin shtetëror iranian se shumica e të plagosurve, veçse janë liruar nga spitali.

Më 27 prill, një ditë pas shpërthimit, Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës për menaxhimin e krizave në Iran, dukej se i la fajin ruajtjes në mënyrë jo të duhur të kemikateve që gjendeshin në kontejnerë në këtë port.

Të dhënat publike sugjerojnë se Irani kishte pranuar në këtë port në shkurt dhe mars ngarkesa me përbërës kimikë nga Kina, që përdoren për karburant raketash. Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes ka mohuar se ndonjë ngarkesë me përdorim ushtarak, përfshirë karburantin për raketa, po ruhej në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Gazeta The New York Times citoi një burim anonim, të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, i cili tha se substanca që shpërtheu ishte natrium perklorat, një përbërës kyç në karburantin e ngurtë, që përdoret për raketa.

Mes kritikave në rritje ndaj zyrtarëve për incidentin, regjisori i njohur iranian Jafar Panahi bëri thirrje për një “referendum të lirë dhe transparent, nën mbikëqyrje ndërkombëtare, për t’ia kthyer sovranitetin popullit”.

Në një postim në Instagram, Panahi e përshkroi shpërthimin si simbol të “kolapsimit të një regjimi që ka çuar Iranin drejt shkatërrimit për gati gjysmë shekulli”. /REL

 

 

Artikulli paraprakEdhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri
Artikulli i rradhës Dr. Fahri Hasani emërohet ud.drejtor i Spitalit të Pejës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.