Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka therur me thikë një mashkull.
I lënduari është dërguar për tretman në spitalin e Gjilanit dhe sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë.
Raporti 24 orësh policor bën me dije se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Rogoçisë, të komunës së Kamenicës, rreth orës 17:15./Indeksonline/