Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tiranë: Pamje nga kopshti privat ”Stinët” ku edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren

Lajme 07/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”. U nisën në pediatric dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia është tregues i një thyerje të kofshës së majtë, të kockës femorale. Është një thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e rënda e cila ka nevojë për ndërhyrje, por është në varësi se si e vlerësojnë mjekët specialistë në rastin konkret.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

Gazetari: Ndërkohë ishte edhe drejtoresha e kopshtit që ju kishte shoqëruar?

Denoncuesi: Po. Unë ju ktheva dhe e pyeta: Të lutem ku është vrarë se mua doktori më kërkon një informacion për ta mjekuar. Drejtoresha më kthehet që “kërkoj të hapen kamerat”, por nuk është vrarë asgjëkundi, por është pickuar, ndëkrohë pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, “ne i kapëm filmimet dhe vajza në orën 3 para se të merrnin në telefon ka qenë në gjumë dhe është ngritur nga krevati dhe sa është ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer këmbën”. Në atë moment, unë nga mërzia i thashë që “kjo nuk është një përgjigje që mua më nevojitet si prind dhe mjekut që të bëjë detyrën e tij me informacionet që ju japim ne si prindër”.

Gazetari: Ndërkohë një detaj që dua unë të ju pyes: Oficerët e Policisë Gjyqësore a ju pyetën tek Spitali i Traumës sepse është procedura kur kemi të tilla aksidente?

Denoncuesi: Unë ika para me vajzën, por një oficer i ishte drejtuar drejtoreshës, e cila i ishte përgjigjur që “jam njeriu i saj dhe jam duke i shoqëruar” dhe më tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte lënë si rast familjar, ka ndodhur diçka dhe po sjellin fëmijën për ndërhyrje urgjence. Denoncimi u bë ditën e nesërme, datë 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.

Nga informacionet që emisioni “Stop” ka siguruar, kemi të bëjmë dhe me një shkelje të mjekëve të spitalit të Traumës të cilët nuk i janë drejtuar organeve kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi duhet të ishin drejtuar prokurorisë apo policisë.

Arben Llangozi, avokat: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer. Personeli mjekësor ka detyrimin ligjor të bëjë kallëzim për vepra penale të cilat i konstaton gjatë ushtrimit të detyrës së saj, por nuk e ka përmbushur spitali apo personat përgjegjës që janë marrë me këtë punë ose akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre./tvklan.al

Artikulli paraprakKosovë: Rreziku prej injektimit të botoksit nga joprofesionistët
Artikulli i rradhës Njerëzit mbi 50 vjeç u përballën me rënie të shëndetit të trurit gjatë pandemisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.