TJETËRSIM I INFERMIERËVE NË QKUK
Shkruan: Enlirat Duraku
Duke e pas parasyshë se Infermieria është profesion që ka të bëjë kryesishtë me ndërhyrje tek pacienti, duket se kjo nuk është e saktë për Ambulancat Specialistike të Uran Ismailit ( QKUK ).
Infermieri që aktualishtë punon aty është shëndrruar nga infermier në punëtor administrativ.
Ç’është më e keqja, infermierët me përvoja pune deri në 30 vite, përveq se janë kthyer në punëtor administrate por edhe korrier ( ai që është i ngarkuar ta dërgoj një letër ose korrespondencë nga një vend në tjetrin ) duke i penguar në avancime profesionale dhe duke qenë të detyruar që për një pacient të sillen të paktën 3-4 herë prej ambulance në recepcion në të cilin recepcion punojnë punëtor të rinjë ( mosha prej 19 deri 25 vjeç ) e që korrespondencën është dashtë ta kryjnë ata.
Luteni t’a respektoni moshën dhe eksperiencën e atyre infermierëve, ndërsa për korrier shfrytëzoni ata 10-20 punëtor recepcioni, nuk është e DREJTË !