Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tollovi e pretendime për kërcënime në kongresin e FSSHK-së, zgjedhja e kryetarit shtyhet për një muaj

Lajme 07/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka mbajtur sot kongresin ku pritej të zgjidheshin organet e reja, por për shkak të tensioneve është shtyrë pas një muaji. Kandidatja Tevide Imeri ka thënë se janë kërcënuar nga Blerim Syla, por ky i fundit e ka mohuar këtë duke pretenduar se në kongres ka pasur shkelje ligjore

Kongresi për përzgjedhjen e kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë nuk ka shkuar siç duhet dhe si pasojë e kësaj zgjedhjet për kryetar, nënkryetar dhe kryetar të Bordit Drejtues janë shtyrë për një datë tjetër, shkruan Gazeta Shneta.

Procesi i kandidaturave për organet e reja në FSSHK ka filluar tash e disa javë dhe sipas Komisionit, kandidaturën për garën e kryetares së kësaj sindikate i është pranuar vetëm Tevide Imerit e cila kishte mbledhur gjashtë nënshkrime nga regjionet e FSSHK-së. Kurse Blerim Syla sipas Komisionit mbeti jashtë garës, pasi kishte marr vetëm dy nënshkrime nga regjionet.

Tevide Imeri ka thënë se Syla, pas mosplotësimit të kritereve sipas protokollit për përzgjedhjen e të parit të Federatës ka filluar të reagoj, sipas saj, ai ka dashur që të kthehen në pikën zero, madje Imeri thotë se në foltore ka pasur edhe kërcënime.

“Ka reagu për me prish kongresin dhe ka thënë po du me u zgjedh unë. Ka dasht me kthy në pikën zero çdo gjë, vetëm se vetëm duhet me qenë edhe unë kandidatë. Diku 70 përqind ishin pro meje e mori vesh dhe vazhdojë një farë kërcënimi dhe njerëzit e tij kanë qenë vazhdimisht shumë të zhurmshëm sipas të gjitha gjasave kanë ardh për me bo hallakam”, u shpreh ajo për Gazetën Shneta.

“Kryesuesi që e ka udhëheqë Kongresin e patë një llojë kërcënimi erdhën policia hapën rast pastaj Blerim Syla e ka marrë edhe vëllaun, e vëllau i tij është kacafytë me dike. Nuk kam mujt me i zënë të gjitha skenat. Është kriju një atmosferë jashtëzakonisht e keqe”, vazhdon tutje ajo, përderisa shton se ajo nuk ka marrë asnjë llojë kërcënimi nga askush.

Kandidatja shprehet se Syla kishte shkuar në Kongres me pesë apo gjashtë persona të tjerë dhe sipas saj, me dhunë është munduar t’i bind komisionin të përzgjedhin atë kryetar të Federatës, përderisa shton se ajo është kandidatja e vetme që i plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të FSSh.

Se ka pasur kërcënime ka pohuar edhe Blerim Delija nga FSSHK. Ai thotë se 5-6 individë kanë krijuar tensione në kongres duke mos lejuar zhvillimin e procesit dhe duke kërcënuar kryesuesin e kongresit.

“Ka pasur kërcënime me jetë. Nuk e disha a jam në mesin e mjekëve apo të huliganëve”, ka deklaruar Delija.

Por të gjitha këto i ka mohuar Blerim Syla. Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për kërcënime, por për parregullësi që sipas tij kanë ndodhur në procesin e kandidaturave dhe mbajtjes së kongresit.

“Kongresi është udhëhequr nga një person i cili ka dal në pension. Kjo është në kundërshtim me ligjin. Poashtu kanë synuar të mbajnë kongresin me vetëm një kandidate. Shumica e anëtarëve të kongresit kanë qenë pro kandidimit tim në kongres, por kjo nuk është mundësuar”, ka deklaruar Syla.

Ai ka thënë se për të gjitha këto shkelje ka ngritur kallëzim penal ndaj tyre.

“Kam ngritur kallëzim penal për të gjitha këto cështje. Unë veç një pyetje e kam për të gjithë anëtarët e FSSHK-së: A doni që sindikata të udhëhiqet nga një juriste e cila nuk ka lidhje me shëndetësinë, apo nga një profesionist i cili cdo ditë është në shëndetësi”, ka deklaruar Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, thotë se nuk kanë pasur ndonjë raportin për këtë. “Nuk kam diçka konkrete ende që ndërlidhet me këtë çështje”, u shpreh ai për Gazetën Shneta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Përgjigjja skandaloze e zv.ministrit Berisha, shfaqet i lumtur që mungojnë 30 për qind e barnave në komuna

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.