Me tortë e urime, kështu e nisi punën motra e re medicinale në Pediatri
Një motër e re medicinale ka nisur punën sot në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ajo është mirëpritur nga stafi i repartit të Intensivës në këtë klinikë me shumë urime.
Dr. Amir Alhamo ka postuar një fotografi në facebook duke uruar infermieren për detyrën e re.
“Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik – QKUK. Në këtë rast Motrës Minje dëshirojmë shëndet dhe punë të mbarë në detyrën e re”, ka shkruar mjeku. /Gazeta Shneta/