Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia me 59 të vdekur, dorëhiqet kryetari i Koçanit

Lajme 17/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i komunës së Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi atje ku mbetën të vdekur 59 persona pas zjarrit që ndodhi në një diskotekë, shkruan burimi Tetova Sot.

“Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Mosveprimi është gjithashtu përgjegjësi. Duhet të hetohen të gjitha detajet, të gjenden të gjitha mangësitë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë jam plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse sipas ligjit nuk kisha kompetenca të drejtpërdrejta në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, përfshirë edhe veprimet e mia personale”

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen time! Por, në këto momente, duhet të tregojmë integritet, të manifestojmë përgjegjësi të plotë dhe të demonstrojmë ndryshim në mënyrën e veprimit. Me sjelljen tonë duhet të japim shembull se jemi kundër një sistemi që nuk funksionon. Nëse ekziston ndonjë bazë për përgjegjësi ndaj meje, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjet”.

“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë më nuk ka të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, ka vënë re pse dje nuk dola në publik gjatë gjithë ditës. Por ata që më njohin e dinë sa i thyer jam dhe si e përjetoj këtë që ka ndodhur. Është e vështirë, dhe do ta përballoj me shumë vështirësi”.

Kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës sime!
Asnjëherë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte në këtë mënyrë, por tani tërhiqem nga kjo detyrë, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Koçanit.

Artikulli paraprakIntervistë me Dr. Merita Emini –Sadiku: Trajtimi i rasteve në Endokrinologji dhe sfidat nga mungesa e infermierëve
Artikulli i rradhës I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.