Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia në Austri, flet mjekja shqiptare nga Grazi

Lajme 10/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Sulmi tragjik ka tronditur opinionin publik në këtë vend të njohur për sigurinë dhe standardet e larta të kontrollit të armëve.

Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Grazit, ka folur për “Info Plus” në RTK, në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka konfirmuar se spitali publik i Grazit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.

“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Grazit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, është shprehur Demjaha.

Ajo tha se sipas informacioneve të deritanishme, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas austriak, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.

“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet”, tha ajo.

Demjaha po ashtu tha se deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një informacion konkret për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Artikulli paraprakMacron paralajmëron ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Artikulli i rradhës Mot me diell dhe vranët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.