Pas tragjedisë në Londër ku një ndërtesë 27 katëshe u përfshi nga flakët, ende nuk dihet saktë numri i viktimave, ndërsa janë raportuar dhjetëra të lënduar nga zjarri.
Një dëshmitare ka rrëfyer momentin trishtues kur një nënë nga kati i 10-të hodhi foshnjën e saj për ta shpëtuar nga flakët, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“E pash një grua që donte ta shpëtonte fëmijën e saj duke e hedhur nga kati i 10-të. Ajo bërtiste që dikush poshtë ta kapte fëmijën”.
“Një nga njerëzit që qëndronin poshtë, arriti ta kapë fëmijën”, ka treguar Samira Lamrani.
Samira rrëfen tutje duke treguar për trishtimin e njerëzve të cilët kishin dal në dritare duke thirrur për ndihmë.
“Ju thoshim se kemi thirrur urgjencën, por frika e vdekjes shihej në fytyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.
Ndërtesa, në të cilën banonin rreth 600 njerëz u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar. /Gazeta Shneta/