Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia në Shqipëri: Përpjekje për shpëtimin e nënës me tre fëmijë

Lajme 27/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në zonën e ish-Kënetes zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të nxjerrë një nënë me tre fëmijët e saj të familjes Lala të cilët gjenden ende nën rrënojat e ndërtesës.

Gjashtë anëtarë të familjes Lala ndodhen ende nën rrënoja. Prej më shumë se 24 orësh po tentohet nxjerrja e tyre. Nëna me 3 fëmijët e saj, dy binjakët rreth 2 vjeç dhe djalin pak më të madh, ndodhen ende aty, nuk dihet nëse ende gjallë.

Ndërsa babai Albert Lala, i sapokthyer nga Italia, ndjek prej shtëpisë përbri të gjithë operacionin.

Në shtëpinë Lalaj jetonin 3 familje. Në momentin e tërmetit aty ndodheshin 9 persona. Gjyshja Sadete u nxorr të martën e vdekur, së bashku me mbesën Amelia. Ndërsa Rama 17-vjeçar, pas 7 orësh u arrit të nxirrej i gjallë nga zjarrfikësi Nadir Kapaj.

“Ka qenë një situatë shumë e vështirë, nuk e kishim përjetuar ndonjëherë. Kemi nxjerrë dy të pajetë dhe një djalë që kishte mbijetuar. Ka boshllëqe ku mund të hyjë ajri dhe njerëzit marrin oksigjen, kështu që ka shpresa”, tha ai.

Nën rrënoja janë edhe Iliri, djali i paralizuar i familjes dhe Griselda, motra e të mbijetuarit Ramë. Për gjetjen e tyre po punojnë ekipet zjarrfikëse italiane: “Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”.

160 zjarrfikës italianë nga zona e Toskanës janë shpërndarë nga zonat e prekura nga tërmeti. Të tjerë priten në orët në vijim. Teknologjia dhe qentë e trajnuar për të gjetur njerëzit nën rrënoja, po i vijnë në ndihmë.

Artikulli paraprakSindikalistët shëndetësorë dhurojnë mbi 10 mijë euro për Shqipërinë dhe 2 mijë për familjen Abazi
Artikulli i rradhës Kujdesi për beben gjatë dimrit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.