Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

Lajme 30/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ajo po luante mbi gurët bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur papritur rrëshqiti dhe ra në lumë.

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunën italiane San Giacomo di Pederobba, pranë Trevisos, ku ditën e djeshme rreth orës 16:00 ka humbur jetën një vajzë 9-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, raportoi “La Tribuna di Treviso”.

Vajza, A. Islam, banuese në Cavasso del Tomba, ishte në një ekskursion përgjatë lumit Piave së bashku me prindërit e saj, Ihmet dhe Nailën, si dhe me vëllain dhe motrën e saj më të vegjël.

Sipas informacioneve, ajo po luante mbi gurët bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur papritur rrëshqiti dhe ra në lumë. Rryma e fortë e ujit e tërhoqi dhe vajza u zhduk para syve të familjes dhe dëshmitarëve, transmeton albinfo.ch.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve, karabinierët dhe zhytësit. Pas një kërkimi të gjatë dhe të lodhshëm, rreth orës 18:30, zhytësit e njësisë së zjarrfikësve e gjetën trupin e vajzës të bllokuar mes gurëve në lumë.

Kryetari i komunës dhe zëvendësja e tij, thellësisht të prekur nga tragjedia, shprehën ngushëllime të sinqerta për familjen dhe theksuan se autoritetet lokale janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të mundshme për familjen në këto momente të vështira.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se në konsullatën e Maqedonisë në Venecia është dorëzuar njoftim për një ngjarje tragjike që ndodhi më 29 qershor.

“Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjerës, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e mbetjeve mortore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakEvakuohen mbi 50 mijë persona në Turqi si pasojë e zjarreve që ka përfshirë vendin
Artikulli i rradhës Rikthehet nxehtësia afrikane – temperaturat deri në 38°C edhe këtë javë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.