Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre emrat që po e synojnë drejtimin e QKUK-së, ndër ta edhe ish-kandidati për deputet

Lajme 27/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbyllur të mërkurën.

Klan Kosova brenda burimeve të saj ka kuptuar se janë tre persona që po e synojnë këtë pozitë të lartë menaxheriale.

Televizioni ka kërkuar edhe zyrtarisht nga ShSKUK emrat e konkurrentëve, mirëpo deri më tani nuk janë përgjigjur.

Klani mëson se për këtë pozitë ka aplikuar Ushtruesi aktual i Detyrës së Drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari, pastaj edhe drejtori aktual i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj sikurse edhe Enver Gashi, shef i Financave në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Kujtojmë se gjinekologu Ndrejaj për herë të parë i hyri garës politike si kandidat për deputet nga LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit, por që nuk arriti ta sigurojë ulësen në Kuvend.

Ky nuk është konkursi i parë dhe i vetëm për përzgjedhjen e drejtorit të QKUK-së, pasi një tentativë tjetër kishte dështuar në janarin e sivjetmë.

Ndërkaq që nga fillimi i 2024-ës, ky institucion po udhëhiqet me ushtrues detyre ku i emëruar është Osman Hajdari, kjo pas statutit të ri të ShSKUK-së dhe riorganizmit me pozita menaxheriale.

Artikulli paraprakKQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Artikulli i rradhës Lëndohet në punë, punëtorja të cilës “Trepça” ia ndërroi dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.