Trajtimt e mundshme të sëmundjes COVID-19, ishin cak i hulumtimeve që me ardhjen e virusit që shkakton infeksionin Sars-CoV-2.
Në këtë artikull do shqyrojmë tre llojet e kategorisë së trajtimit të COVID-19 të cilat u shfrytëzuan nëpër hulumtimet klinike dhe u përdoren tek pacientët me gjendje të rëndë të sëmundjes shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Remdesivir
Një provë klinike tregoi se trajtimi me remdesivir rriti kohën e shërimit te të rriturit që marrin trajtim spitalor për COVID-19 të cilët treguan shenja të infeksionit në mushkëritë e tyre të poshtme. Bari uli kohën e shtrimit në spital nga një mesatare prej 15 në 10 ditë.
Deksametazoni
Deksametazoni është një kortikosteroid. Të dhënat sugjerojnë se mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes tek njerëzit me COVID-19 të rëndë që kërkojnë oksigjen ose ventilator mekanik.
Plazma konvaleshente
Shumica e njerëzve që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë prodhuar në mënyrë natyrale antitrupa në plazmën e tyre që mund të luftojnë virusin SARS-CoV-2. Shkencëtarët po vazhdojnë të vlerësojnë nëse kjo plazmë mund të mbrojë ose jo të tjerët nga zhvillimi i rëndë COVID-19.
Këto trajtime kanë treguar përfitime tek sëmundja COVID-19 në njerëzit që kanë nevojë të jenë në spital. Sidoqoftë, ato nuk adresojnë nevojën për ndërhyrje të hershme për të parandaluar që COVID-19 të kalojë në sëmundje të rëndë. /Gazeta Shneta/