Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre ministra, përfshirë Armend Zemajn, janë vet punësuar në Bordin e Fondit të Sigurimeve

Lajme 22/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk po i mjaftojnë vetëm pagat e majme e privilegjet qe i gëzojnë nga pozitat e ministrave. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e kanë nxjerrë edhe nga një pagë tjetër nga buxheti i shtetit.

Janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.

Për këtë ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj.

Gazeta inFokus ka hulumtuar këtë rast dhe ka siguruar dëshmi se ministri Zemaj është vetë emëruar drejtues i këtij Bordi, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Skënder Reçica janë emëruar anëtarë të Bordit.

E këtë për Gazetën inFokus e kanë konfirmuar edhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

“Janë shtatë (7) anëtar. Institucionet gjegjëse, në bazë të Ligjit për Sigurime shëndetësorë Nr. NR. 04/L -249 dërgojnë nga një anëtar, emrat e të cilëve janë të publikuar në ëeb-faqen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Pagesa për kompensimin për punën e Bordit Drejtues të Fondit është e përcaktuar me vendimin e qeverisë Nr. 05/66 datë: 18.09.2018”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Fondittë Sigurime Shëndetësore.

E sipas vendimit numër 05/66 të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi nga viti 2018, si kryesues i Bordit, kompensimi për punën është 850 euro ndërsa si anëtarë i bordit të FSHS-së, kompensimi është 750 euro.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë përbëhet nga 7 anëtarë.

Anëtarë të tjerë të bordit janë Rrezart Halili, Murat Berisha, Bujar Gashi, Muhamedali Kodra.

Fondi i Sigurimeve është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë ë Financave në lidhje me këtë çështje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti. /Gazeta Infokus/

Artikulli paraprakUji alkalin, rëndësia dhe benefitet që merren nga konsumi i tij tek të vegjëlit tuaj
Artikulli i rradhës ECMI Kosova shënon muajin tetor si muaji ndërkombëtar i vetëdijesimit për kancerin e gjirit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.