Është e qartë tashmë se vaksina anti covid nuk siguron mbrojtje të plotë apo të menjëhershme.
Kjo do të thotë se një person i vaksinuar mund të jetë ende në rrezik për infektim apo transmetim të virusit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Fakt ky nga i cili shumë persona janë infektuar përsëri, ndonëse kishin marrë vaksinën anti covid.
Disa nga arsyjet e mundshme të infektimit pas vaksinimit janë:
-Ekziston vonesa e funksionimit të vaksinës: Duhen disa ditë deri në disa javë që vaksina të funksionojë.
-Vaksinimi parandalon sëmundjet, por jo të gjitha: Ju përsëri mund të infektoheni, pasi vaksina nuk është 100% efektive.Dy vaksinat e autorizuara nga ShBA janë efektive, por nuk ofrojnë mbrojtje totale.
-Vaksinat nuk funksionojnë në mënyrë retroaktive: Ju mund të rezultoni pozitiv, sepse jeni infektuar para se të merrni vaksinën, pasi keni qenë asimptomatik./GazetaShneta/