Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan ende në arrati

Lajme 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ditë pas ngjarjes tragjike në mesditë të së dieles në Gjilan, ku tre persona u vranë, tre të dyshuarit Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende janë në kërkim të policisë.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Adnan Rukiqi, ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe është kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar. Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe janë kryer kontrolle me dyshimin për vendndodhjen e të dyshuarve, por ata ende nuk janë gjetur.

I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e drejtësisë dhe ka precedent penal për raste të ndryshme, përfshirë sulme, fajde, mashtrim, kërcënim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, deklaroi për media se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë ndërmarrë veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe janë realizuar urdhërkontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.

Sa i përket motivit të ngjarjes, Sadiku ka deklaruar se është ende herët për të dhënë detaje, pasi do të merren në pyetje të dëmtuarit dhe do të vazhdohet me hetime.

Nga ngjarja e rëndë janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spitalin rajonal të Gjilanit.

Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa një i pestë ka pësuar lëndime me mjete të forta dhe jo me armë zjarri.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Artikulli i rradhës Pacienti i plagosur në Gjilan me armë zjarri, në gjendje stabile pas operacionit në QKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.