Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar së fundmi mbi rezultatet e reja të infeksionit Sars-CoV-2 në vend.
Ndër të tjera, lajmi i hidhur qëndron në faktin se kemi rritje përsëri të numrit të viktimave nga Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Nga njoftimi është thënë se brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me Sars-CoV-2 pozitiv, ku Prishtina renditet e para me katër raste të moshës (87, 86, 71, 61 vjeç).
Ndërsa ajo se çfarë tërhoqi vëmendje në rezultate ishte komuna e Gjilanit që kishte tre raste të vdekjes në mesatare e grup-moshës 64 vjeç (66, 66, 61 vjeç).
“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)” njofton IKSHPK-ja. /Gazeta Shneta/