Në 24 orët e fundit në Kosovë është trefishuar numri i rasteve të reja nga COVID-19.
49 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 225 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se 15 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Ndërsa të raportuar janë dhe 11 qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 236 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/