Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Trepharm” sponsorizoi aktivitetin e Klinikës së Kardiologjisë, drejtorit nuk i vie mirë kur pyetet për këtë

Lajme 23/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fabrika e barnave “Trepharm” ka sponsorizuar një aktivitet të Klinikës së Kardiologjisë i cili u mbajt dje në QKUK. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

Klinika e Kardiologjisë në QKUK dje ka mbajtur një aktivitet ku janë ndarë mirënjohje për disa prej specialistëve dhe specializantëve për punën e tyre gjatë vitit 2023. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi, shkruan Gazeta Shneta.

Pas ndarjes së mirënjohjeve, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Lulzim Kamberi, ka organizuar edhe një koktej rasti. Ky koktej është sponsorizuar nga fabrika e barnave “Trepharm”. Për këtë sponsorizim, kompania e barnave vendosi edhe një reklamë të saj në qendër të aktivitetit në amfiteatrin e Telemjekësisë.

Sponsorizimin e aktivitetit e ka pranuar drejtori Kamberi, por atij nuk i ka ardh mirë se Gazeta është interesuar për këtë çështje. Kamberi ka kërkuar nga redaksia që të raportojmë për sukseset e klinikës, ndonëse Gazeta Shneta ka shkruar disa herë për këtë çështje. Madje vet Kamberi nuk është përgjigjur në një kërkesë të redaksisë për një intervistë mbi sfidat dhe sukseset e kardiologëve në QKUK.

“Prej dhjetera rezultateve impresive disa prej tyre rekorde te klinikes se kardiologjise ju gjetet te interesoheni vetem per kompanine vendore te barnave. Ju informoj se kompania trefarme ka sponzorizuar koktelin ne fund te prezentimit te arritjeve dhe te shpalljes se “Punetoret  e Vitit 2023”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka thënë se sponsorizimi është bërë pa ndonjë kushtëzim. “Klinika e Kardiologjise NUK ka buxhet. Certifikatat per punetore viti i kam paguar Une, pavaresisht cmimit. Kokteli pa asnje kushtezim eshte sponzorizuar, per t’i nderuar koleget e pensionuar, themelues te kardiologjisë. Une jam ofruar per sigurim te transportit ne rast te veshtiresive per keta kolege”, ka thënë ai.

Drejtori i Kardiologjisë thotë se sponsorizimi është bazuar në legjislacionin në fuqi, ndonëse nuk ka përmendur asnjë ligj për këtë çështje. “Cdo veprim rreth sponzorimit (pavaresisht te cmimit pothuaj simbolik) eshte bazuar ne legjislacionin aktualisht ne fuqi”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdes një foshnje e porsalindur në Suharekë
Artikulli i rradhës Cilët janë hapat për të planifikuar një shtatzëni të mbarë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.