Rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që një nënë duhet të ushqejë vetëm me ji fëmijën e saj për gjashtë muaj.
Gjidhënie ekskluzive me gji është theksuar shumë për shkak të përfitimeve shëndetësore që qumështi i gjirit ka për të porsalindurit, transmeton Gazeta Shneta.
Stresi
Stresi është një arsye pse një nënë mund të ketë mungesë ose të prodhojë pak qumësht gjiri. Si nënë mund të stresoheni për shumë gjëra. Gjithashtu lodhja fizike, shqetësimi dhe ankthi të gjitha kontribuojnë në stres dhe mund të ndikojnë në sa qumësht gjiri prodhon.
Barnat
Disa ilaçe që përdoren për të trajtuar sëmundje të zakonshme si ftohja dhe gripi përmbajnë përbërje që mund të zvogëlojnë sasinë e qumështit të gjirit që ju prodhoni.
Mënyra e jetesës
Ndryshimet në stilin e jetës mund të bëjë që një nënë të prodhojë pak qumësht gjiri. Shumë nëna janë të detyruara të lënë foshnjat e tyre në shtëpi dhe të shkojnë në punë. Kjo zvogëlon frekuencën e ushqyerjes me gji.
Ky zvogëlim i tregon trupit tuaj se nuk keni nevojë për aq qumësht gjiri sa prodhon. Kjo do të sjellë një prodhim të ulët të qumështit të gjirit. /GazetaShneta/