Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri kompani farmaceutike në hetim për mashtrim të çmimeve të citostatikëve

Lajme 04/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ngritur procedurë hetimore ndaj tri ndërmarrjeve private për shkelje në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me citostatik nga lista esenciale e barnave, bazuar në informata dhe dyshime për marrëveshje të ndaluara, kurdisja të ofertave në tenderët publikë.

AKK-ja do të hetojë ndërmarrjet “Redoni HM” “Exclusive Corporation” dhe “Exclusive” pasi ka dyshime se kanë ofruar çmim jo real të shitjes, raporton KTV.

“Ministria e Shëndetësisë ndër vite sipas nevojave dhe kërkesave ka shpallur tender me procedurë të hapur për furnizim me barna nga Lista Esenciale, në të cilët tender ka qenë i përcaktuar në lloje të ndryshme bari IMAKREBIN – Imatinib Mesylate 400mg. Ky bari shpërndahet falas nga barnatorja qendrore e SHSKUK-së dhe përdoret nga pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda kanceroze dhe leukemisë. Kërkesat ndër vite (nga 2015 deri në vitin 2017) të MSH-së sipas evidencës sonë, të siguruara nga MSH, SHSKUK, Dogana e Kosovës, duket se janë të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“Po ashtu edhe çmimet e importuara për këtë bari janë të ndryshme, nga prodhues e vende të ndryshme. Sipas evidencës Furnizimi me këtë lloj bari ka filluar me kontratën publike kornizë të MSH-së në vitin 2012 dhe ka vazhduar deri më tetor 2017. Nëse bëjmë krahasimin e çmimeve të importit/shitje me pakicë dhe çmimeve të kontraktuara në tenderët publik vërehet se ekziston dyshimi se kompanitë kanë ofruar çmim jo real të shitjes, krahasuar me çmimet doganore të importuara”, thuhet më tej.

Dyshimet e AKK-së janë mbi atë se ndërmarrjet kanë arritur Marrëveshje të ndaluar ndërmjet operatorëve ekonomik ose janë koordinuar për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre të cilët në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve për blerësit në këtë rast “autoritetet kontraktuese” të cilët kanë pasur nevojë të sigurojnë produktet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik për Listën Esenciale të barnave.

“Sipas evidencës sonë në ofertat tenderuese ka sinjale se këto ndërmarrje kanë aplikuar metodën apo parimin e rotacionit në kurdisje të tenderëve në të qenurit fitues”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakInjorimi i këtyre simptomave në gji po ua merr jetën mijëra grave
Artikulli i rradhës 10 fotografi magjike të babait për djalin e sëmurë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.