Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri operacione në Kosovë nuk i bën punë, Ylberi kërkon ndihmë për trajtim në Turqi nga kanceri

Lajme 07/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ylber Trolli po kërkon ndihmë për të udhëtuar në Turqi për shërim nga kanceri, pasi tri operacione në Kosovë nuk e ndihmuan.

Tri operacione për rreth dy vjet, dy në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe një në spital privat. Dhjetra seanca të radioterapisë dhe kimioterapisë, por asnjëra nuk e ndihmuan për t’u shëruar nga kanceri në këmbë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo është storja e 31-vjeçarit Ylber Trolli, baba i dy fëmijëve i cili mbrëmë në një status në Facebook njoftoi se sëmundja e rëndë “Sarcoma Sinoviale” i është rikthyer në këmbë dhe duke mos pasur rrugëdalje tjetër i është drejtuar publikut për ndihmë për sigurimin e fondeve.

“Te nderum shok miq familjar ,me lejoni  te ju njoftoj qe une mora konfirmimin qe semundja e Kancerit me eshte rikthy per te treten here ,dhe tani me duhet te vazhdoj kurimin jasht shtetit me saktesisht ne Ankara Turqi , deri me tani shpenzimet e tretmanit i mbuluam ne , familja e ngushte  , me ndihmen edhe te disa shokëve e dashamirëve, por tani ne jemi te detyruar te ju drejtohem njerzve te vullnetit te mire, kosto e tretmanit te plafikuar operacionit por edhe atyre komplikimeve qe mund te na dalin rruges kap vleren rreth 30.000 euro, çdo ndihme e juaja lehtson barren qe ka ra mbi supet e mia dhe te familjes sone dhe shpejton sherimin tim me lejen e Allahut fuqiplotë”, ka shkruar Ylberi në postimin e tij.

Të dhënat e bankës për ta ndihmuar:

Raiffaisen bank

Iban: XK051501110004736194

Sëift: RBKOXKPR

Numri llogarise: 1501110004736194

Në një bisedë për Gazetën Shneta ai ka bërë të ditur se diagnoza e tij është e trajtueshme në Kosovë dhe prandaj nuk mund të kërkoj ndihmë nga Programi për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por Ylberi thotë se pas tri operacioneve dhe trajtimeve tjera me terapi, ka humbur besimin se shërimin do ta gjej në Kosovë. Andaj edhe po kërkon ndihmë për të shkuar në Ankara të Turqisë.

“Tri operacione i kam kry. Më kanë heq pjesë nga këmba, është tëhollu shumë. Veç ashti ka mbet. Kam marr terapi në Onkologji. Në kohën kur jam trajtu unë ka mungu ilaçi dhe është dasht me ble vet nga 150 Euro për një terapi. Radioterapinë nuk kam mujt me bo me rregull se e mori uji Onkologjinë. Tash është kthy sëmundja prej zeros dhe duhet me fillu prap me operacion prej zeros. Unë nuk besoj që muj me gjet shërimin në Kosovë. Prandaj po kërkoj ndihmë me shku në Turqi”, ka deklaruar Trolli.

Ai tregon se vitin e kaluar kishte pasur nevojë të kryej një PET-CT e cila nuk bëhet në QKUK. Për të kryer këtë incizim, ai kishte kërkuar ndihmë nga Fondi për Sigurime Shëndetësore. Por përgjigjja i ishte vonuar dhe Ylberi e kishte kryer PET-CT-në në Turqi me para nga xhepi i tij dhe familjarëve.

“Mi kanë kërku tri profatura dhe pas 3-4 muajve ma kanë aprovuar profaturën e një spitali në Kosovë. Unë iu kam tregu që PET-CT-në e kam kry në Turqi se është dashtë me kry ma shpejt dhe atje kanë pas mundësi me lexu radiologët, se këtu në Kosovë nuk ka radiologë që e lexojnë PET-CT-në”, thotë Trolli.

Ai ka treguar se është ankuar edhe tek zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e terapive në Onkologji, por nuk kishte marr ndonjë përgjigje për këtë çështje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto medikamente të zakonshme mund të shkaktojnë dehidrim: Ja si ta shmangni atë
Artikulli i rradhës 5 ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të gjakut

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.