Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trump ia jep dritën e gjelbër propozimit për kredi tatimore për ‘Obamacare’

Lajme 04/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbështetur përdorimin e taksave tatimore për të ndihmuar njerëzit të pranojnë sigurimin shëndetësor. Kjo ka ndodhur ditën e martë në një fjalim në Kongres dhe kjo është hera e parë që ai sinjalizoi përkrahjen për një komponent kyç në shtëpinë e Republikanëve për të zëvendësuar ‘Obamacare’.

Republikanët që kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, janë të bashkuar në opozitë ndaj presidentit të kaluar nga Demokrat, Barack Obama dhe nënshkrimit të tij për ligjin për sigurim shëndetësor. Mirëpo deri më tani ata kanë dështuar të pajtohen në detajet se si ta zëvendësojnë atë.

“Ne duhet t’i ndihmojmë amerikanët të marrin mbështetjen e tyre për sigurim shëndetësor me anë të përdorimit të kredive tatimore dhe të zgjerojmë ‘Health Savings Accounts’ që janë llogaritë e kursimit për shëndetësi”, ka thënë Trump.

“Por ky duhet të jetë plani që njerëzit duan e jo plani që imponohet nga qeveria jonë”, transmeton Gazeta Shneta.

Demokratët janë të indinjuar nga ngacmimi ndaj ‘Obamacare’, sigurim ky që i mbulonte me miliona njerëz që ishin të pa sigurim shëndetësor.

Një draft projekt nga Republikanët për të zëvendësuar ‘Obamacare’ përmban në vete marrjen e kredisë tatimore të bazuar në moshë dhe këtë mbulim do ta merrnin qytetarët të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor të ofruar nga puna, e me ketë  kredi ata do të mund të mbulonin shpenzimet shëndetësore.

Disa Republikanë e kanë kundërshtuar zëshëm këtë plan.

Komentet e Presidentit kanë dhënë mesazh përkrahjeje edhe për siguruesit shëndetësor, ata të cilët Trump i ka takuar të hënën. Siguruesit shëndetësor kanë thënë se kredia tatimore është e nevojshme që t’i mbajë njerëzit në treg.

“Fakti që ai po përdor fjalën ‘kredi tatimore’ është sinjal për radhët e kongresit të Republikanëve”, deklaroi Tom Miller, i cili është anëtar i politikave shëndetësore në ‘think tank’ në ‘American Enterprise Institute’.

Ai poashtu e mbështet këtë propozim. Trump tha se amerikanët duhet të jenë të aftë të blejnë sigurimin përtej kufijve të shtetit, një propozim i favorizuar nga siguruesit shëndetësor, kjo sepse do t’i mundësonte siguruesve të ofronin plane edhe në shtete me më pak pengesa rregullative.

Trump tha se qeveritarët duhet të kenë akses në resurset e ‘Medicaid’, në programet e qeverisë për të varfrit në lidhje me sigurimet shëndetësore dhe të sigurojnë që askush nuk mbetet ‘jashtë loje’. Kjo ishte një mënyrë e lehtësimit të shqetësimit që kanë më shumë se 30 qeveritarë të cilët e kanë zgjeruar mbulimin e ‘Medicaid’ nën ombrellën e ‘Obamacare’.

Trump dha pak detaje në lidhje me mënyrën se si do ta pajtonte shtëpinë e Republikanëve për t’i larguar zgjerimet e ‘Medicaid’, krejt këto me premtime që të zotërojnë një mbulim të sigurimit shëndetësor që e kanë pasur nga ‘Obamacare’.

Ai gjithashtu ripohoj se ata me çrregullime pri-ekzistuese do të kenë mbulim, por nuk tregoi se si do të arrihej kjo. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakMjekët e dhëmbëve mbajnë simpozium në Prishtinë (VIDEO)
Artikulli i rradhës Arsimtari nga Drenasi vdes para derës së shkollës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.