Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar administratën e tij që të pezullojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Trump ka kërkuar nga administrata e tij që të rishikojë rolin “katastrofik” të OBSH-së siç e ka përshkruar ai, në mbulimin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
“Realiteti është se OBSH nuk arriti të marr dhe shkëmbej informacione në kohën e duhur dhe dështuan në detyrën themelore dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Trump.
Presidenti amerikan i cili vet është akuzuar për injorimin e paralajmërimeve nga agjencitë e inteligjencës për ashpërsinë e virusit dhe duke mos vepruar në kohë, ka deklaruar se OBSH është vonuar në shpalljen e urgjencës së shëndetit publik.
Trump ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga OBSH nëse kjo organizatë nuk ndryshon veprimet. SHBA është kontribuuesi më i madh i OBSH-së, ndërkaq Kina është në vendin e dytë. /Gazeta Shneta/