Kosova po vazhdon të jetë një nga vendet me rritjen më të madhe të të prekurve me kancer, kryesisht në mushkëri.
Dhe një nga arsyet kryesore është pirja e duhanit. Por, kur diagnostifikimi është i hershëm, rezultatet mund të jenë të suksesshme.
Kështu ndodhi me një pacient në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Dr Arben Kojqiqi ka postuar fotografi nga kanceri i mushkërive i larguar me sukses.
“Kanceri i mushkërisë ka shenuar rritje viteve te fundit ne vendin tone. Arsyet jane te ndryshme, por perkunder kesaj diagnostikimi i hershem qon ne trajtimin e hershem dhe si rrjedhoje rritjen e jetegjatesis por dhe cilesis se jeteses.
Ky eshte nje kancer i diagnostikuar ne kohe dhe i larguar me sukses ne Spitalin Amerikan”, shkroi Kojqiqi. /Gazeta Shneta/





