Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, ku një burrë vrau ish-bashkëshorten e tij brenda spitalit privat ku ajo punonte.
Viktima, Eser Karaca, 42 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, u qëllua për vdekje nga Atilla Ayintapli, 44 vjeç, vetëm një ditë pasi kishte marrë urdhër mbrojtjeje ndaj tij, raportojnë mediat transmeton Gazeta Shneta.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet kur autori hyn në spital me një çantë në dorë, përplasët me ish-gruan dhe kolegët e saj, e më pas nxjerr një armë gjahu.
Karaca tentoi të shpëtonte duke zbritur shkallët, por u qëllua për vdekje në prani të pacientëve dhe stafit mjekësor.
Autori është arrestuar nga policia turke dhe pritet të përballet me akuza për vrasje me paramendim./Gazeta Shneta/




