Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U bëhet analiza biskotave të shpërndara në internet, Agjencia e Ushqimit tregon se çfarë ka gjetur

Lajme 11/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një video e disa biskotave e cila po shpërndahet nëpër rrjetet sociale i ka shqetësuar qytetarët e Kosovës. Brenda biskotave janë disa tableta, të cilat po thuhet se janë futur për t’i paralizuar fëmijët apo personat që i konsumojnë biskotat. Shqetësimi i madh i qytetarëve ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të nisë hetimet, shkruan Gazeta Express

Janë bërë mijëra shpërndarje të videos e cila paraqet disa biskota të cilat brenda tyre përveç përbërjes, kanë edhe disa tableta me të cilat po thuhet se po synohet helmimi dhe paralizimi i fëmijëve.

Qytetarët e shqetësuar po bëjnë thirrje që të bojkotohet ky produkt origjina e të cilit është nga Turqia.

Biskota të ngjashme me ato që shihen në video, e që mbajnë emrin Luppo, ka edhe në tregun e Kosovës, e kjo ka shkaktuar panik te kosovarët.

Kjo ka bërë që edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë t’i nisë hetimet rreth produktit në fjalë.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ka thënë për Gazetën Express se Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme për të verifikuar produktet me të njëjtin emër të cilat janë në tregun e Kosovës.

“Fillimisht produkti i cili shihet në video nuk gjendet ne tregun e Kosovës. Produktet tjera me emër të njëjtë por me përbërës dhe ngjyra të ndryshme nga ato qe shihen ne video janë kontrolluar në mënyrë të  detajuar. Produktet kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm qe dëshmon mbi sigurinë e produktit, iu kanë nënshtruar kontrollit kufitar. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik i ushtruar nga inspektoret në depon e importuesit, në të gjitha paketimet të cilat janë hapur nuk është gjetur ndonjë medikament siç shihet ne video. Po ashtu përbërësit kanë qen ne gjendje të mirë nuk është vërejtur asnjë shenjë fizike apo aromatike dyshuese në produkt. Janë hapur një numër i madh i paketimeve nga se cila është marrë një mostër e rastit dhe janë hapur për kontroll”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka bërë të ditur se importuesi ka ofruar dëshmi se produkti i cili shihet në video nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë.

“Importuesi ka ofruar dëshmi se produkti i cili shihet ne video nuk ka ardhur asnjëherë ne vendin tonë, po ashtu na është ofruar një deklaratë e prodhuesit ‘Solen’ nga Turqia. Produkti qe shihet në video është eksportuar vetëm në Irak.  Po ashtu  dëshmohet se mbi këtë raste është duke u hetuar për origjinën dhe shpërndarësit e videos. Produktet qe kanë dërguar në Kosovës nuk janë të njëjta nga ato qe shihen në video. Ata marrin përgjegjësinë për ketë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se AUV apelon te qytetarët e Kosovës që të mos shfaqin video të cilat i shohin në internet, pasi kjo po shkakton panik të panevojshëm.

“Ne si autoritet me i lartë për kontroll të ushqimit ju bëjmë apel të gjithëve qe mos të shfaqin video të cilat i  gjejnë në internet dhe te aludojnë sikur produktet qe shihen diku në botë të përkthehen sikur janë edhe në Kosovë. Kjo po shkakton me pa të drejt  panik tek qytetaret”, ka thënë Thaçi. /GazetaExpress/

https://www.facebook.com/MeMendjeemeZemer/videos/1001891210169940/?t=0

Artikulli paraprakShkaktarët e deformimit tek foshnjat
Artikulli i rradhës Lumturie Saraçi: Humba vajzën 3 vjeçare për shkak të neglizhencës së doktorëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.