Mikrobiologu Lul Raka ende nuk e ka marr vaksinën Astra Zeneca. Ai ka thënë se nuk e ka marr pasi sapo e ka kaluar virusin. Raka ka qenë i infektuar me Covid para më shumë se pesë muaj.
Mikrobiologu Lul Raka ende nuk e ka marr vaksinën Astra Zeneca, të cilat erdhën donacion nga programi Covax, shkruan Gazeta Shneta.
“Unë në fillim nuk e kam marrë vaksinën pasi vet sapo e kam kaluar virusin. Vaksinën që unë kam pasur ta marr, le ta merr ndonjë 85-vjeçar sepse një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca e ruan pacientin nga vdekja dhe hospitalizimi i rëndë 21 ditë pas marrjes së saj”, tha mikrobiologu në RTV Dukagjini.
Raka thotë se pikërisht për këtë arsye nuk e ka marrë vaksinën pasi sipas tij nuk ka nevojë për t’u frikësuar nga vaksina Astra Zeneca.
Megjithatë Raka ka qenë i infektuar me Covid-19 në nëntor të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/