Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U shpall ndër më të mirët, specializanti i kardiologjisë është i vendosur të mos ik nga Kosova

Lajme 22/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Kardiologjise
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kardiologjisë ka shpallur punëtorët e vitit. E çmimin e me të mirëve e morën dy mjek kardiolog, tre specializantë dhe dy infermierë.

Njëri ndër ata që u vlerësua nga Klinika e Kardiologjisë për punën e tij, është dhe specializanti Arbër Osaj. Osaj thotë se ky vlerësim e bënë të ndihet krenar.

“Isha krenar, sepse Klinika e Kardiologjisë më zgjodhi mua dhe disa kolegë të tjerë, si përfaqësues të gjithë specializantëve, që të gjithë janë shumë të mirë…Ndihem krenar, sepse puna e Klinikës së Kardiologjisë është punë shumë e madhe dhe specializantët janë pjesë e pandashme e asaj pune. Kështu që dhe unë ndihem shumë mirë”, thotë Osaj.

Edhe pse shumë nga kolegët e tij kanë ikur tashmë nga Kosova në vendet e ndryshme evropiane, për të ushtruar profesionin e mjekut, ai thotë se nuk mendon kurrë që ta lë Kosovën.

“Unë kam vendos qysh para shtatë viteve, që të qëndroj në Kosovë dhe do të vazhdoj të punojë në Kosovë. Ndryshe lëvizja është proces që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por dhe në vendet tjera. Megjithatë shpresoj që Kosova do ta gjej rrugën që t’i mbajë mjekët e mirë brenda… Unë dhe shumë kolegë të mi do të qëndrojmë dhe do të kontribuojmë në Kosovë”, tha ai.

Megjithëse ka vendosur të qëndroj në Kosovë, thotë se kërkesë e tyre mbetet rritja e cilësisë në përfitimin e aftësive profesionale.

“Nuk ofrohen të gjitha, por do të punojmë që t’i bëjmë të gjitha. Sepse ka mungesë do të punojmë që të bëjmë të gjitha…kritikat, klinikat ku ne e mbajmë stazhin ofron shumë. Megjithatë në raport me botën ne kërkojmë dhe më shumë, sepse jemi të rinj. Kërkesa më e madhe është me u rrit cilësia e përfitimit të aftësive për profesionin tonë….Gjithsesi se do të qëndroj, jam i vendosur”, tha ai. /Indeksonline

Artikulli paraprakLirohet nga akuza pronari i Spitalit “Bahçeci”, akuzohej për shmangie të tatimit në vlerë mbi 80 mijë euro
Artikulli i rradhës Në Kosovë lansohet platforma e OBSh-së për komunikimin gjatë emergjencave shëndetësore dhe menaxhimin e infodemisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.