Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U vrau nënën dhe e fshehu në papafingo, shqiptari 39-vjeçar u dërgoi mesazh fëmijëve në emër të saj: Dëgjojeni babain, do të vij të ju marr

Lajme 07/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një krim në një familje shqiptare ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, pasi u zbulua se 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte vrarë bashkëshorten e tij, Alba Cenko dhe prej 1 jave mbante të fshehur trupin e saj në papafingon e banesës në Ampelokipi.

Dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar, Kastriot Cenko që vrau gruan e tij ka nxjerrë në dritë detaje rrëqethëse. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, Cenko e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pas e ka mbytur me kabllon e karikuesit celular.

Më pasi, ai e ka vendosur në dollapin e dhomës së gjumit, teksa fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, ishin në gjumë. Për ta fshehur krimin e rëndë nga fëmijët, ai ka thënë se i ka çuar ata në shtëpinë e të vëllait që të ishte vetëm në shtëpi. Më pas, ai e ka fshehur trupin e gruas për një javë rresht në papafingo.

Të shtunën i kam çuar fëmijët në shtëpinë e vëllait që të kisha kohë dhe të isha vetëm në shtëpi. Pastaj mora trupin e saj të mbështjellë, i vendosa dy çanta sipër kokës dhe e çova lart në papafingo me një shkallë. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Skenari ka vijuar më tej, teksa i ka dërguar mesazhe djalit të tyre ku i është paraqitur si e ëma e fëmijës. Mësohet se autori duke pretenduar se është gruaja e tij 32-vjeçare i ka shkruar djalit të tyre, të cilit i ka thënë se është larguar nga shtëpia dhe u ka kërkuar që të dëgjonin babain e tyre.

“Mami u largua, mori disa rroba me një valixhe dhe tashmë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do shkoj larg dhe jam ndarë me babin, ndaj dëgjojeni. Unë do ju telefonoj kur të mundem sepse tani nuk kam mundësi. Mos u shqetëso, do të marr kur të mundem. Të dua shumë. Tani nuk mund të flas më, por mos u shqetëso. Do të jem mirë. Edhe një gjë, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaji që do ta marr në telefon, por ai të mos më marrë”, thuhej në një prej komunikimeve./ Tvklan/

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Vdes ish-infermierja e njohur nga Mitrovica, Emine Bala

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.