Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëzimi që përballi mjekët me drejtësinë, drejt ndryshimit

Lajme 13/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QKUK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një udhëzim kundërthënës administrativ, i nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në vitin 2013 me të cilin lejohej referimi i pacientëve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore ka vazhduar të jetë në fuqi, pavarësisht paqartësive që pati krijuar prej vitesh.

Me gjithë faktin se me kërkesë të ministrit të shëndetësisë, Imet Rrahmani është formuar një grup punues për të bërë ndryshime të udhëzimit, por i njëjti nuk ka arritur të përpunohet.

Udhëzimi administrativ, ndërkohë ka shërbyer si një bazë për ngritjen e akuzës ndaj mbi 40 mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, nga Prokuroria e Shtetit me, siç thuhet, “dyshimin për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgimin e pacientëve jashtë institucionit publik”.

Rasti i cilësuar “Stenta” që u hap, siç tha Prokuroria e Shtetit, pas një periudhe të gjatë të hetimeve, çoi në dorëheqjen jo vetëm të ish-ministrit Agani, por edhe një numër drejtorësh e menaxherësh të klinikave spitalore në Prishtinë, Gjilan e Prizren.

Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet në udhëzimin administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucionit publik “saktësojnë çështje procedurale”. Ai thotë se tashmë është punuar në këtë lëmi, dhe së shpejti do të ketë ndryshime.

“Grupi punues është në fazën finale për ndryshimin e udhëzimit administrativ që referon pacientët jashtë institucioneve publike shëndetësore. Ndryshimet do të bëhen dhe do të jenë lehtësim për procedurat e pacientëve që nuk mund të trajtohen në institucionet publike. Do të ketë ndryshime edhe në procedurën për rastet urgjente. Gjithashtu aplikuesit për shërim jashtë vendit, do t’u lehtësohen procedurat, e që çmimet e hulumtuara të trajtimit që i kanë bërë vetë pacientët, do të bëhen nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të marrin trajtim në spitalin që vetë do të zgjedhin pacientët. Por gjithçka do të bëhet në pajtim me ligjin”, thotë Uka.

Megjithëse të akuzuarit e rastit ‘Stenta’ ngarkohen për shpërdorim detyre, bazuar edhe në udhëzimin adminsitrativ, ky dokument në vazhdimësi ka krijuar paqartësi në mesin e mjekëve.

Kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që janë prekur më së shumti nga hetimet e Prokurorisë së Shtetit, dhe një pjesë e të cilëve janë nën akuzë e po përballen me drejtësinë, thonë se presin që së shpejti udhëzimi të pësojë ndryshime.

Basri Sejdiu, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë thotë për Radion Evropa e Lirë se grupi punues për ndryshimin e udhëzimit është në fazën përfundimtare.

“Ka lëvizje. Është bërë një kërkesë nga konzoliumi i kardiologjisë që të bëhet ndryshimi i udhëzimit administrative, për pacientët që janë referuar në institucionet private nga ai publik dhe është grupi punues në fazën përfundimtare të atij ndryshimi. Telashet janë më të zvogëluara pasi është rritur volumi i punës në kardiologji. Jemi duke punuar 12 orë dhe po mbulohen sëmundjet e zemrës. Fluksi është i zvogëluar sa i përket referimit jashtë QKUK-s. Aparati është i vjetruar por po shpresojmë që së shpejti do të pajisemi me aparatin e ri”, ka thënë Sejdiu.

Për drejtues të Institutit të Kosovës për Drejtësi udhëzimi administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilin një numër i mjekëve akuzohen për zbatimin të tij dhe marrje ryshfeti, është udhëzim që krijon pasiguri juridike për mjekët.

Artikulli paraprakTri mënyra se si të fitoni vetëbesim
Artikulli i rradhës Duhani mbetet një nga shkaktarët kryesor të kancerit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.