Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ujësjellësi njofton se nga nesër shtrenjtohet uji e kanalizimi – nga 39 cent bëhet 53

Lajme 31/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Uji dhe shërbimi i kanalizimit në Kosovë do të shtrenjtohen nga 1 janari 2026. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga KRU “Mitrovica”, e cila ka njoftuar se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar Urdhëresën Tarifore të Shërbimeve për vitin 2026.

Sipas vendimit, çmimi i ujit për metër kub rritet nga 39 cent në 53 cent, ndërsa tarifa për kanalizim shkon nga 10 cent në 13 cent për metër kub, shkruan “Jepi zë”.

Nga KRU “Mitrovica” bëhet e ditur se tarifat e miratuara përfshijnë vetëm vlerën faturale, pa TVSH, dhe do të aplikohen gjatë gjithë vitit fiskal 2026, nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026.

“ARRU ka miratuar Urdhëresën Tarifore të Shërbimeve për KRU ‘Mitrovica’ Sh.A., për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Qytetarët mund të gjejnë informata më të detajuara rreth tarifave të reja në faqen zyrtare të KRU “Mitrovica”.

Shtrenjtimi pritet të reflektohet drejtpërdrejt në faturat mujore të konsumatorëve, duke rritur koston e shërbimeve bazike të ujit dhe kanalizimit për familjet dhe bizneset në rajon.

Artikulli paraprakFranca ndjek shembullin e Australisë, planifikon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç
Artikulli i rradhës Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën për vitin 2025, dhjetëra grabitje

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.