Në objektin e vjetër të Klinikës së Pediatrisë ka pikuar uji nga tavani në dhomën e pacientëve.
Pacientët në njërën nga dhomat e Klinikës së Pediatrisë janë detyruar të largohen për shkak të rrjedhjes së ujit nga tavani, shkruan Gazeta Shneta.
Në disa foto të dërguara nga pacientët, shihet uji duke pikuar nga tavani për shkak të reshjeve të shiut. Uji ka depërtuar brenda dhomës duke e bërë atë të pashfrytëzueshme për pacientët.

Kjo nuk është hera e parë që në klinikat e QKUK-së rrjedh uji nga tavanet sa herë që ka reshje shiu, për shkak të punimeve dhe izolimit të dobët.
Vitin e kaluar janë investuar rreth 1.2 milionë Euro në disa nga objektet e QKUK-së, përfshirë këtë të Pediatrisë ku po rrjedh uji, në izolimin e tyre si masë efiçiente. Investimet janë bërë me kredi nga Banka Botërore, dhe implementuar nga Ministria e Financave. /Gazeta Shneta/





