Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ultrazëri i radiologjisë në QKMF-në e Prishtinës jashtë funksionit, pacientët duhet të shkojnë në QKUK

Lajme 06/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tash e dy javë ultrazëri i Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet është jashtë funksionit.

Kësisoj, pacientët po detyrohen që këto shërbime t’i marrin në QKUK. Të njëjtit ankohen për këto vështirësi që po u krijohen, sipas tyre krejtësisht të pa arsyeshme.

“Ka shumë pritje, normal që është shumë vështirë është vështirësi e madhe unë jam pensionist 75 vjeçar , me shku atje e jo ktu nuk ja vlenë”, thotë Nexhat Gashi

“Te na ka maru shtëpia e shëndetit, ka maru krejt s’ka kurgju, se këtu është shujt e tash ndash shko në klinikë ndash ku dush njëjtë”, shprehet Azem Dragusha.

“Vështirë është shumë, kur ski kushte e ski ku kontrollohesh ma mirë pret në rend, përndryshe përpara u kanë ma mirë, tash po duhet edhe na me qeto kushte me u ambientua”, thotë Sadie Havolli.

“Po nuk është mirë mos me pas, mirë është me pas, por për neve të vjetrit është shtirë kudo që të bjen me pritë nuk është mirë”, thotë Imer Bislimi.

Nga ana tjetër, drejtori i QKMF-së, Bujar Gashi thotë se tek pajisjet mjekësore jo rrallë herë edhe ju paraqiten probleme sa i përket funksionimit, megjithatë pret që e njëjta të kthehet në përdorim sa më shpejt që është e mundur.

“Në pjesën e radiologjisë ku funksionon edhe radiologjia konvencionale, edhe mamografia është edhe ultrazëri. Si çdo pajisje tjetër ka ato prishjet çështjet teknike të tyre që ndodhin kohë pas kohe, është jashtë funksionit që disa ditë, aparaturat janë të gjitha me kontrata të servisimit, janë në mbikçyrje të servisimit”, thotë Gashi.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe drejtorin e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i njëjti është zotuar se e njëjta do të jetë në shërbim të qytetarëve shumë shpejt.

“Shumë shpejt do të rregullohen, sepse ato pajisje janë të vjetra dhe do të zëvendësohen me pajisje të reja”.

Ndërkohë, deri në funksionimin e plotë të këtyre aparaturave, pacientët që kanë nevojë të marrin shërbime të ultrazërit në Radiologji, duhet t’i drejtohen qendrës më të të mëdha klinike në vend./teve1/

Artikulli paraprakShOIK-ja: Ulja e koeficentit për instrumentarët është e padrejtë dhe e paligjshme
Artikulli i rradhës Gazetarja e denoncon publikisht ortopedin Sami Delija që u arrestua për marrje ryshfeti: Të pafsha në burg, kërkove para

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.