Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF-ii dhe USAID-i shpërndajnë pako higjienike për 660 shkolla dhe 10 mijë nxënës

Lajme 29/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

UNICEF-i dhe USAID-i filluan shpërndarjen e pakove higjienike në 660 shkolla dhe të pajisjeve mbrojtëse personale kundër COVID – 19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës

Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19 është e vështirë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.

Sot, UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit, vizituan një nga shkollat që përfituan nga kjo mbështetje. Pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit u shpërndanë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu – Mehmedi, e ka mirëpritur përzemërsisht këtë mbështetje duke i theksuar vështirësitë me të cilat mund të përballen gjatë procesit arsimor për shkak të pandemisë.

Ministri i Arsimit në Kosovë, Z. Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij, duke theksuar se kthimi në procesin shkollor është një sfidë për të gjithë. “Në kohëra të tilla, ju e vëreni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Jam më shumë se i lumtur që kemi miq si UNICEF-i dhe USAID-i, të cilët po na mbështesin në sfidën me të cilën po përballemi për të kthyer çdo fëmijë në shkollë “, tha z. Ramë Likaj.

Gjersa kreu i USAID-it në Kosovë, Znj. Lisa Magno tha se “luftimi i COVID-19 mundëson që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do të përballemi me këtë pandemi së bashku ”Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se UNICEF-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar të rinjtë dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.

Si pjesë e fushatës Kthimi në Shkollë, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it do të shpërndajë në total: 33,000 L sapun të lëngshëm, 36,740L dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska si mburoja të fytyrës, 29700 maska fytyre, 7700 kasketa të fytyrës.

660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen me pako higjienike ku përfshihen: 50 L sapun të lëngshëm, 50 L dezinfektues duarsh, 50 L dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë

2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska si mburoja të fytyrës, 3 maska fytyre, 1L dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

Vendimet për masat e kontrollit në shkolla dhe mbylljen dhe hapjen e shkollave duhet të jenë në përputhje me vendimet për masat e tjera të distancimit fizik dhe masave të reagimit të shëndetit publik brenda komunitetit.

Është thelbësore që shkollat të planifikojnë paraprakisht dhe të shqyrtojnë se çfarë masash shtesë mund të vendosin për të ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit dhe anëtarët e tjerë të personelit në mënyrë që të jenë të sigurt kur të kthehen, dhe që komunitetet të jenë të sigurt në dërgimin e nxënësve të tyre në shkollë.

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije; në gjithçka që bën. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta shndërruar atë angazhim në veprime praktike, duke i fokusuar përpjekjet e veçanta në arritjen e fëmijëve më të cenuar dhe të përjashtuar, në të mirë të të gjithë fëmijëve, kudo që ndodhen.

Për më shumë informacione në lidhje me UNICEF-in dhe punën që kjo organizatë bën për fëmijët, vizitoni www.unicef.org.

Ndiqni Programin e UNICEF-it në Kosovë në Twitter dhe Facebook

 

 

Artikulli paraprakIKSHPK: Nëntë të vdekur dhe 115 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Stresi gjatë shtatzanisë zvogëlon shanset për të pasur një djalë, pretendon studimi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.