Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF ngre alarmin: Mesatarisht 28 fëmijë vdesin çdo ditë në Gaza

Lajme 17/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza, dhe më shumë se 17,000 fëmijë thuhet se janë vrarë në luftën e vazhdueshme në enklavën e rrethuar palestineze, tha UNICEF të mërkurën.

Duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, tha se secili prej një milion fëmijëve të Gazës është përballur me vuajtje të mëdha.

Sipas Russell, këta fëmijë do të përballen me ndikime që do të zgjasin gjithë jetën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Gjatë 21 muajve të fundit të luftës, më shumë se 17,000 fëmijë thuhet se janë vrarë dhe 33,000 të plagosur në Gaza. Mesatarisht 28 fëmijë janë vrarë çdo ditë, ekuivalenti i një klase të tërë”, tha ajo.

“Merrni parasysh këtë për një moment: një klasë e tërë me fëmijë vritet çdo ditë për gati dy vjet. Këta fëmijë nuk janë luftëtarë – ata po vriten dhe po gjymtohen ndërsa rreshtohen për ushqim dhe ilaçe që shpëtojnë jetë”.

Në përgjigjen e Izraelit ndaj raporteve të fundit për sulmet e saj në Gaza që kanë vrarë dhjetëra fëmijë, ushtria izraelite pohoi se mbetet “e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit”.

Sipas Forcës Mbrojtëse të Izraelit, një sulm i 10 korrikut që vrau të paktën 10 fëmijë që prisnin të merrnin suplemente ushqimore në një klinikë mjekësore të drejtuar nga Projekti Hope në Deir al-Balah, Rripin e Gazës, u shkaktua nga një “gabim teknik”.

Sulmi që synonte një “terrorist” të Xhihadit Islamik bëri që municionet të binin dhjetëra metra larg objektivit, tha ushtria. Incidenti është duke u shqyrtuar, shtoi ushtria.

Numri në rritje i vdekjeve të fëmijëve, grave dhe civilëve në sulmet izraelite në Gaza vjen mes mungesës së ushqimit.

Shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, i tha Këshillit të Sigurimit të mërkurën se civilët po qëllohen ndërsa kërkojnë diçka për të ngrënë.

Ai gjithashtu e sfidoi këshillin të shqyrtojë nëse rregullat e angazhimit të Izraelit përfshijnë të gjitha masat paraprake për të shmangur dhe minimizuar viktimat civile. /Telegrafi/

Artikulli paraprakTërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen në Ferizaj
Artikulli i rradhës Mëngjesi me diell, pasditja me shi – Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.