Universiteti i Prishtinës (UP), ka zhvilluar me sukses procesin e përzgjedhjes së katërmbëdhjetë dekanëve të rinj në fakultetet e ndryshme të njësive përkatëse akademike.
Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.
Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:
- Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
- Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
- Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
- Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
- Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
- Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
- Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
- Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca
Mes tjerash, në njoftimin e dhënë nga UP-ja thuhet se mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik. /Gazeta Shneta/