Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uragani Milton në Florida, lë mbi 2.8 milionë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike, shkakton vdekje e përmbytje

Lajme 10/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke sjellë tornado vdekjeprurëse, erëra deri në 160 km/h, përmbytje masive dhe dëme të mëdha, ndërsa miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur.

Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur.

Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt.

Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas.

Situata në rajonin e Tampas është emergjente për shkak të niveleve të rritura të ujit.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida.

Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë vinça janë përplasur në tokë.

Pas 90 minutave të zbarkimit, uraganit i ka rënë në fuqia në kategorinë e dytë dhe ndërkohë në të parën.

Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra.

Më vonë gjatë ditës së enjte ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”.

Artikulli paraprakSot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Artikulli i rradhës Mangani ende i pranishëm në Badoc, ujësjellësi tregon oraret e shpërndarjes së ujit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.