Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urdhri i ri – Mjekët e Tiranës do të shkojnë në rrethe në raste urgjencash

Lajme 10/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët specialistë të spitaleve universitare do të kryejnë konsulta dhe ndërhyje specifike në spitalet rajonale për të shmangur në këtë mënyrë transferimin e pacientëve në qendrat spitalore. Ministria e Shëndetësisë përmes këtij urdhri të ri synon dhënien e ndihmës së shpejtë dhe të specializuar në vendin ku është pacienti si dhe uljen e ngarkesës të spitaleve në kryeqytet.

Përmes një urdhri të ri, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mjekët specialistë të spitaleve universitare që të shkojnë pranë pacientëve në spitalet rajonale në rasten e konsultave, ndërhyrjeve specifike dhe urgjencave.

Urdhëri Ministrisë së Shëndetësisë mban datën e 25 prillit 2017, dhe kërkon që orari i punës të bëhet sipas një kalendari që hartohet nga kordinues, spitalet universitare dhe drejtoritë e spitaleve bashkiake.

Për të shmangur rastet e komplikacioneve të grave shtatëzënë apo pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente kirugjikale, spitalet rajonale mund të kërkojnë asistencë për mjekët kirurg, obstetër, gjinekologë bashkë me anestezistë-reanimatorë.

“Në rastet kur kërkohet ekspertizë nga shërbimet, për ndërhyrjet kirugjikale, ortopedike, obstetrike-gjinekologjike, spitalet rajonale lejohen të kërkojnë asistencë për kirurgë të shoqëruar me mjekët anestezistë reanimatorë, duke planifikuar jo më pak se 3 ndërhyrje kirugjikale me kompleksitet të mesëm dhe të ulët”.

Në të gjithë rastet, konsultat dhe ndërhyrjet kirugjikale do të realizohen nga mjekë specialistë me eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në spitalet universitare dhe rajonale.

Të gjitha shpenzimet që lidhen me udhëtimin, akomodimin dhe dietat e mjekëve do të mbulohen nga spitalet, ku bluzat e bardha janë të punësuar me kohë të plotë.

Ky urdhër pritet të reduktojë edhe fluksin në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi mjaft pacientë mund ti kryejnë konsultat në spitalet pranë vendbanimit të tyre.

/Oranews.tv/

Artikulli paraprakMe vetëm 5 minuta masazh me këtë vaj, ju do të largoni qimet në vendet e padëshiruara përgjithmonë!
Artikulli i rradhës Prindër, ndaloni së kërkuari simptomat e fëmijëve në internet menjëherë!

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.