Urologu i njohur Bashkim Gllareva, i cili punon në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e ardhshme më 28 nëntor.
Sot, Bashkim Gllareva ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij si pjesë e listës së PDK-së, përcjell Gazeta Shneta.
Përveç punës klinike, Gllareva mban edhe pozicionin e profesorit në Fakultetin e Mjekësisë.



