Një ndër çrregullimet që hasin vajzat e vogla është edhe fillimi i ciklit menstrual në një moshë të hershme. Sipas mjekëve gjinekologë, përpos çrregullimeve të shtuara janë dhe rastet e flukseve të shumta që i çojnë vajzat në anemi.
Zakonisht perioda e parë fillon në moshën trembëdhjetë dhe katërmbëdhjet vjet, por kohët e fundit ka pasur raste edhe në moshën 10-11vjeçe, shkruan Gazeta Shneta.
Në një intervistë për Klan tv gjinekologia Mimoza Keta tha se në këto rastë një ekzaminimi hormonal është i domosdoshëm duke filluar nga hormonet e tiroides, hormonet e vizores dhe të gjëndrës së hipofizës. Pastaj fillon trajnimi.
Mënyra e ushqyrjes si ushqimet e shpejta, ushqimet me shumë hormone, ushqimet e skuqura janë një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në nisjen e periodave në një moshë kaq të re./Gazeta Shneta/




