Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimi për përmbytjet dhe situatat emergjente, Kosova merr pjesë me 17 anëtarë të AME-së

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Menaxhimit te Emergjencave ka bërë të ditur se ekipi operacional i Kërkim-Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë, i përbërë nga 17 pjesëtarë, ka marrë pjesë në ushtrimin “FloodNorthAlb”, i cili është mbështetur nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Komisionit Evropian.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ushtrimi është duke u zhvilluar nga data 7 deri më 11 prill në Shkodër.

“Ky ushtrim i rëndësishëm rajonal ku Kosova është pjesëmarrëse bazuar në marrëveshjen ndërshtetërore për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, i mbështetur nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Komisionit Evropian”.

“Ushtrimi “FloodNorthAlb” synon forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet agjencive të mbrojtjes civile në rastet e përmbytjeve, përmes simulimeve reale të situatave emergjente dhe aktivizimit të ekipeve operacionale në terren dhe mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se përveç Kosovës dhe Shqipërisë, në ushtrim po marrin pjesë edhe agjencitë e mbrojtjes civile nga Greqia, Qipro, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Gjithashtu, disa shtete të tjera nga rajoni dhe Evropa po marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve.

“Ushtrimi po përcillet nga afër nga drejtuesit e agjencive homologe dhe zyrtarë të lartë nga shtetet pjesëmarrëse. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, ka vlerësuar lart angazhimin profesional të pjesëtarëve të ekipit të Kosovës, si dhe ka theksuar rëndësinë strategjike të pjesëmarrjes së Kosovës në këto ushtrime për rritjen e ndërveprimit të kapaciteteve operacionale dhe shkëmbimin e përvojave me vendet partnere”, thuhet në njoftim.

AME shton se pjesëmarrja në “FloodNorthAlb” është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për të qenë pjesë aktive dhe kontribuuese në mekanizmat rajonalë dhe evropianë të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton dehidrimin gjatë fazës së shtatzanisë, shkaqet dhe simptomat e gjendjes
Artikulli i rradhës Aksidenti në Nabërgjan të Klinës, personi i lënduar dërgohet në QKUK

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.