Edhe pse është një ndër infeksionet më të zakonshme vaginale, me siguri nuk keni dëgjuar për vaginozën bakteriale.
Çfarë është vaginoza bakteriale?
Është një lloj inflamacioni për shkak të mbipopullimit të baktereve të këqija në vaginë, duke shkaktuar një ndërprerje në ekuilibrin natyror të baktereve të mira dhe të këqija, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë e çdo moshe mund ta kenë këtë infeksion dhe ajo mbart rrezik për abort ose lindje të parakohshme tek gratë shtatzëna.
Kur duhet të shqetësoheni:
Simptomat e vaginozës bakteriale përfshijnë:
Erë e keqe rreth zonës së vaginës
Kruarje në zonën vaginale
Shkarkim i butë vaginal.
Ju duhet të konsultoheni me ndonjë gjinekolog nëse:
Shkarkimi juaj ka një erë jashtëzakonisht të fortë
Ju jeni aktiv seksualisht me më shumë se një partner gjatë së njejtës periudhë kohore dhe nuk jeni të sigurtë për shëndetin e tyre seksual./GazetaShneta/