Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vajza vdiq në spitalin Ushtarak, mesazhi i familjes për mjekët do t’iu lë pa fjalë

Lajme 15/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vajzë 37-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar jetën e saj, por pa sukses.

Familjarët thonë në një letër prekëse atyre ju sugjerua që ta çojnë vajzën në Beograd apo Shkup për kurim, por ata zgjodhën “Nënëloken”, shkruan gsh.al.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka publikuar letrën e plotë të familjes nga Kosova, drejtuar mjekëve që u kujdesën për fëmijën e tyre.

LETRA E PLOTE – e pandryshuar.

“I dashuri profesor Dilaver,

Vajza e jonë Fatmirja 37 vjeçe vdiq në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në mëngjesin e ditës e premte, të datës 7korrik 2017. Fatmirja e jonë e dashur nuk mundi ti përballojë lëndimet që i mori në aksident komunikacioni.

Megjithate, familja ime Maloku, por edhe familja Bajgora, ku ishte e martuar Fatmirja, ndjejmë obligim moral të ju falënderojmë juve përsonalisht, mjekët : Dr.Luan Nikollari, Dr. Ergen Hodaj si dhe kol.Dr.Rushan Muhameti, për angazhimin profesional të nivelit të lartë, por mbi të gjitha, për mikpritjen vëllazërore që iu afrua në rend të parë Fatmirës si dhe njerëzve tanë që qëndronin pranë Fatmirës.

Ata , doktorët bën gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit. Vajza e jonë Fatmirja, e ndjeuj ngrohtësinë e vëllezërve dhe motrave të gjakut të saj, dhe nuk pati as frikë e as nuk i mbeti merak ta kishim drejtuar dikund tjetër, siq na preferonin këtu në Prishtinë, bashkëpuntorët e shkieve, Beogradin ose Shkupin! Ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk ti sheron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri.

Doktorët patën konsideratë, duke e kuptuar drejt se te dy familjet Maloku dhe Bajgora jemi familje skamnore, dhe gjithë këto sherbime për bijen tonë Fatmirën i mbuluan vetë. Po dihet se roli i juaj në këtë rast ishte i veçantë. Prandaj, me gjithë dhëmbjën që kemi për Fatmirën tonë, ne ju falënderojmë nga zemra për gjithë atë që ju e bët!

Qofshi me shëndet dhe gëzime në familjet e juaja. Po të kishim adresa interrneti do ti falënderonim të gjithë një nga një, por falënderimin po ua përcjellim përmes jush.

Në emër të dy familjeve: Maloku dhe Bajgora, me shumë respekt për Ju, Fazli Maloku- Prishtinë”.

Artikulli paraprakKur duhet ta qethni për herë të parë beben tuaj
Artikulli i rradhës Horoskopi, 16 gusht 2017

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.