Vajzat mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga anosmia si një simptomë e re e koronavirusit, kanë zbuluar ekspertët.
Studiuesit zbuluan se gratë 30 vjeçe dhe 40 vjeçe kishin raportuar se po humbasnin ndjenjën e nuhatjes dhe shijes, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo zbulohet kur CDC shtoi në listë humbjen e shijes dhe aromës. Ata që vuajnë nga anosmia – emri klinik për humbjen e aromës – do të duhet të izolohen për shtatë ditë, sipas udhëzimeve të reja nga zyrtarët kryesorë mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata që humbasin ndjenjën e shijës dhe të aromës duhet të kontrollohen për koronavirus.
Profesori Carl Philpott, një ekserpt në Universitetin e Anglisë tha se po mledhim të dhëna për Covid-19 nga njerëz në 50 vende në të gjithë botën dhe kjo tregon për faktin se humbja e aromës është një simptomë.
Hulumtimi tregon se për disa kjo mund të jetë simptoma e vetme që ata kanë ose të shoqërohet nga ose të paraprijnë edhe disa simptoma tjera të buta. /GazetaShneta/