Pamja e jashtme është një nga pikat e dobëta të vajzave të cilat përpiqen të përdorin çdo lloj mjeti për t’u ndjermirë me anën fizike.
AFP i kushton një shkrim mënyrës sesi gratë shqiptare përdorin produket kozmetike të cilat kanë pasoja fatale për lëkurën e tyre. Në mjaft raste bien pre e mashtrimeve duke rrezikuar jetën.
Dhe shqiptarja që rrëfen historinë e saj është gruaja me inicialet E.S, e cila mbulon fytyrën për të fshehur shpërfytyrimin i cili është shkaktuar nga një trajtim jo i duhur kozmetik që ka bërë në Shqipëri.
31-vjeçarja shqetësohet kur sheh se në fytyrën e saj shfaqen rrudha. Estetistja e kishte bindur se një injeksion i thjeshtë që kushtonte 60 euro do të zhdukte të gjitha shenjat e rrudhave .
“Ajo më siguroi se nuk kishte asnjë rrezik. Madje ajo është edhe e njohur për trajtime të tilla. Nuk e mendova dy herë, i besova pa bërë asnjë pyetje”,-rrëfen 31-vjeçarja me flokë të verdhë dhe sy të errët, ndërsa zëri i saj dridhet.
Sallonet e bukurisë në Shqipëri ofrojnë trajtime të tilla kozmetike në një hapësirë vakume ligjore.
Një injeksion i vetëm mbi Emirën ishte i mjaftueshëm që ajo të rrezikonte edhe jetën e saj.
Pavarësisht mjekimeve ajo kishte dhembje, temperaturë dhe të përziera. Deformimi në pjesën e djathtë të mjekrës ka bërë që njëri prej syve të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe fytyra është pothuajse e paralizuar.
“Jam shpërfytyruar aq shumë saqë kam menduar të vetvritem”,-shprehet Sela për Associated Press e cila humbi punën si bankiere.
Tashmë ajo vetëm shpreson të bëj së shpejti një operacion kirurgjikal në një spital në Itali. Më tej në shkrim citohen edhe mjekë të cilët flasin për tendencat e fundit sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale.
Të jesh Kardashian
”Ka gjithnjë e më shumë mashtrues me shiringa”,-shprehet Panajot Papa, një kirurg plastik në një klinikë private në Tiranë.
Dermatologia në Spitalin Universitar të Tiranës, thotë se këto produkte të parregulluara sintetike, si silikoni likuid dhe acrylamide, janë duke u ofruar me çmime tepër të ulëta.
Dermatologia shprehet se vajzat duan të ngjajnë me show girl Kim Kardashian dhe në kërkim të bukurisë janë duke shkatërruar jetën.
Mjekët shqiptarë thonë se mosha tipike e klientëve që marrin trajtime janë është midis 16 dhe 28 vjeç.