Vaksina e parë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë gati gjatë vjeshtës, thonë shkencëtarët.
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë duke u përpjekur të zhvillojnë një injeksion që mund të ndihmojë pacientët të luftojnë virusin Covid-19, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët thonë se vaksina po synohet të vihet në dispozicion deri në vjeshtën e vitit 2020. Kjo është shumë më shpejt sesa pritja 12 deri në 18 muaj që studiuesit më herët kanë thënë.
Përkundër kësaj, ekipi i Oksfodit – një nga shumë ekipe që po punojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19 paralajmëroi që ende po përpiqen të fitojnë fonde në mënyrë për prodhim sa më të madh të ilaçit të mundshëm.
Pjesëmarrësit do të fillojnë provat këtë muaj, dhe nëse do të jenë të suksesshëm, kalkulimi kohor për shpërndarje të vaksinës do të jetë kjo vjeshtë. /GazetaShneta/